Transmetuar më 15-07-2014, 15:12

Ardhja e mundshme e Tony Kroos, i cili sipas “Bild” do të prezantohet të enjten me Los Blancos, pavarësisht përgënjeshtrimeve të futbollistit, krijon mbipopullim në radhët e Realit të Madridit, që po mendon seriozisht shitjen e ndonjë futbollisti.

Ditët e fundit është folur shumë për një kërkesë të PSG për Di Marian por dhe largimin e mundshëm të Sami Khedira.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat spanjolle, me shumë gjasa lojtari, që do të largohet këtë verë nga “Santiago Bernabeu” është pikërisht mesfushori i kampionëve të rinj të Botës, i cili nuk shihet më aq i vlefshëm për Ancelottin, të paktën jo krahasuar me Di Marian.

Për më tepër dhe italiani nuk dëshiron të ketë dy futbollistë të ngjashëm në të njëjtin rol, siç janë Khedira dhe Kroos.

Aktualisht dhe ofertat që kanë mbërritur për gjermanin kanë qenë të mira, siç është ajo e Arsenalit, që ka ofruar 30 milion Euro për shërbimet e tij.

Ndërsa flitet gjithashtu se Los Blancos kanë shfaqur interes dhe për blerjen e brazilianit, Ramires, por për këtë të fundit Chelsea, duhet të marrë miratimin e Mourinho, i cili e ka ndër futbollistët e tij të preferuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit