

Nënat e reja gjatë muajve të nxehtë kanë një mijë dyshime lidhur me mënyrën e veshjes së fëmijëve të tyre. Shoqërohen gjithnjë nga dyshime se fëmija mund të ketë ftohtë, mund të djersijë shumë, apo mund të sëmuret.
Për të veshur të sapolindurit në stinën e nxehtë është e rëndësishme të zgjidhen veshje me materiale pambuku apo linoje, duke shmangur materielat sintetike, të cilat nuk e thithin djersën dhe acarojnë lëkurën e fëmijës. Edhe materialet prej xhinsi mund të përdoren, mjafton që të vishen në kohën e darkës. E rëndësishme është që të vishen me rroba të lirshme dhe jo shumë të ngushta.
Në darkë, veçanërisht në përfundim të verës mund të vishet një trupore pambuku e cila në kontakt me trupin, bënë që fëmija të ndihet mirë. Në rast të korrenteve të ndryshme, bëni mirë të merrni me vete një bluzë të hapur. Gjithashtu edhe një mbulesë në karrocë është e detyrueshme gjithmonë për ta pasur me vete, në mënyrë që në varësi të situatave fëmija të mbrohet nga ajri i freskët dhe nga lagështia./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





