
Tiranë, 15 korrik 2014, NOA.al- Ish- Kryeministri Sali Berisha i cilësoi suksese imagjinare ato të qeverisë, të arritura në 300 ditët e para të qeverisjes.
Në një bashkëbisedim me gazetarët Berisha tha se kjo qeveri kishte premtuar legalizime falas, madje publikisht kishte firmosur kontrata për legalizim falas.
Ai deklaroi se gjithsesj janë dhënë 65 “Shaban tapi”, ndërsa shtoi se për çmimin e tokës kërkohet dy herë më shumë.
Sipas tij qeverisja nuk ka hapur asnjë vend të ri pune.
“U zotua se do hiqte TVSH-në për energjinë elektrike, u vendos fatura afrofe, ku familjet fshatare paguajnë tre herë më shumë se çifti kryeministror, pavarësisht se mund të konsumojnë1/3 e saj. Një praktkë dënimi kolektive. As shëndetësia nuk u bë falas, por u rrit”, u shpreh Berisha.
Lidhur me pensionin e 13-të për pensionistët, ish- Kryeministri tha se u hoq dhe gjeli i detit dhe shpërblimi që iu jepej punonjësve në prag fundviti, duke thënë se sot çdo rrogëtar merr 2% më pak se sa merrte një vit më parë./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





