Transmetuar më 15-07-2014, 13:58

Luis Suarez nis një aventurë të re në karrierën e tij. Edhe pse nuk i lejohet të bashkohet me skuadrën për shkak të pezullimit që ka marrë nga FIFA, sulmuesi uruguaian shkeli në qytetin ku do të luajë për 5 sezonet e ardhshme.

Deri në muajin tetor, bomberi nuk duhet të marrë pjesë në stërvitje, madje nuk duhet të jetë i pranishëm as në stadium, por kjo nuk e ka penguar të shfrytëzojë pushimet për të shkuar në Barcelonë.

Ish lojtari i Liverpool-it, që u transferua në Katalunjë për rreth 75 milionë Euro nuk u fsheh ndaj syve kureshtarë, madje gjatë mbërritjes së tij ishin të pranishme edhe mediat vendase.

Luis Suarez u pezullua me 9 ndeshje me kombëtaren, dhe u ndalua të luajë deri në muajin tetor për shkak të gjestit të kafshimit ndaj Chiellinit në sfidën Itali-Uruguai.

27-vjeçari nuk do të ketë mundësi gjithashtu edhe të prezantohet me fanellën e tij të re. Uruguaiani nuk pranoi të flasë për aventurën e tij të re, pasi ai është ende në pritje të vendimit të apelit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit