Transmetuar më 15-07-2014, 13:42

Rreth orë 9:30 të mëngjesit, avioni i kombëtares gjermane me kampionët e rinj të Botës në bord zbarkoi në Berlin, citon Supersport.

Me mijëra tifozë kishin dalë në aeroportin kryesor të kryeqytetit për të pritur heronjtë e tyre, ndërsa me qindra mijëra prisnin në portën e “Brandeburgut”, simbol i bashkimit të dy Gjermanive pas rënies së murit të Berlinit.

I pari që doli nga avioni ishte kapiteni Filip Lahm me trofeun ndër duar, i ndjekur nga Bastian Schweinsteiger, që ishte mbuluar me flamurin e vendit të tij dhe kishte lyer fytyrën me ngjyrat e flamurit.

Të gjithë lojtarët u vendosën fillimisht në një pod të improvizuar brenda aeroportit me Kupën e Botës në krye, ku dhanë dhe disa intervista për mediat përpara se të niseshin për t’iu bashkuar festës së tifozëve të tyre, e cila po vazhdon ende në këto momente, në Berlin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit