Transmetuar më 15-07-2014, 13:15

Tiranë, NOA.al  – Sipas MeteoAlb, sa i përket ditës së nesërme në vendin tonë, moti i kthjellët do të dominojë në të gjithë territorin, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë vranësira të lehta dhe kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Parashikohet që pasditja të sjellë zhvillim të vranësirave duke bërë që të ketë vranësira konvektive duke gjeneruar shira në të gjithë vendin. Herë pas here do të jenë rrebeshe. Ky instabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat minimale ndërsa një rritje e lehtë e tyre parashikohet në vlerat maksimale të ditës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi jugor dhe Jugperëndimor duke bërë që dallgëzimi të jetë 3 – 4 ballë.

Europa

Nesër, ishujt Briranike dhe Europa Veriore do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu. Po ashtu, kalimi i një sistemi frontal do të bëjë që vranësirat dhe shirat të dominojnë rajonin e Mesdheut dhe Europën Juglindore.

Ndërsa, ndryshe paraqitet situata e motit ne Europën jugore, jugperëndimore dhe ajo Qendrore, ku kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit