
Tiranë, 15 korrik 2014, NOA.al –Në një deklartë për shtyp, zëdhënësia e PD, Laura Vorpsi, deklaroi se dy kryefamiljarë kanë vrarë veten dy ditë më parë në Gjirokastër, pas pushimit të padrejtë nga puna.
“Arroganca e qeveritarëve, mori jetën e 54 vjeçarit, Piro Njocko, baba i dy fëmijëve. Arroganca e qeveritarëve, mori dhe jetën e 47 vjeçarit Muharrem Majko, i cili shërbente si infermier prej më shumë se 24 vitesh në urgjencën e qytetit”, u shpreh Vorpsi.
Sipas saj, familjarët dhe të afërmit tregojnë se dy të vetëvrarët kanë kaluar një periudhë të vështirë ekonomike pas largimit nga puna dhe kjo i ka çuar në dëshpërim, deri në vetëvrasje. Ajo shtoi se dy të vetëvrarët janë viktima të qeverisë, të arrogancës së saj të pashoqe.
“Arrogancë që është bërë fytyra e zyrtarëve nga Tirana në Gjirokastër e kudo në Shqipëri.
Partia Demokratike ngushëllon të afërmit e viktimave dhe dënon aktet antinjerëzore të qeverisë që po nxjerr në rrugë punonjës të përkushtuar e me vite të tëra pune, duke mos marrë në konsideratë krizën që shkakton tek ata dhe familjet e tyre”, konkludon Laura Vorpsi në emër të PD-së. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





