Transmetuar më 15-07-2014, 11:22

Tiranë, 15 korrik 2014, NOA.al – Është mbledhur Komisioni i Ekonomisë, në të cilin po diskutohet projekt ligji për dhënien me koncesion të rrugëve.
I pranishëm në këtë Komision është edhe ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili është shprehur se dhënia me koncesione rrugëve ka si qëllim kryesor mirëmbajtjen e tyre.
“Koncesioni, synon mirëmbajtjen e rrugëve, pasi mirëmbajtja e rrugëve ka kosto të lartë. Me koncesion do të jepet edhe ndërtimi i rrugëve të rëndësishme. Do të ketë lehtësira për rrugët e rëndësisë së veçantë”, mësohet se ka thënë ministri Ahmetaj gjatë fjalës së tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





