Transmetuar më 15-07-2014, 11:00

Durrës, 15 korrik 2014, NOA.al –Policia e Durrësit ka mundur të vërë në pranga 3 persona, pjesë të një trafiku të gjerë të bombave te telekomanduara.

Sipas bluve të Durrësit, në pranga kanë rënë Kleo Gjinkola 22 vjeç lindur dhe banues në Shëngjin, Lezhë, Alban  Dodaj 22 vjeç lindur dhe banues në fshatin Laim i Ri, Lezhë dhe Fran Kola 25 vjeç lindur dhe banues ne Balldre, Lezhë, të tre me detyrë ushtar profesionist me pagesë pranë repartit ushtarak 1010, Vau i Dejës, Shkodër. Ata kanë mundur të tregtojnë mina me një çmim që varion nga 1800 deri ne 2500 Euro.

Policia ka mundur të sekuestrojë falë operacionit të koduar “Profesionisti” 7  mina  të telekomanduara  me anë  të  telefonave  celular, përbërës të të cilave janë 7 eksplozivë të llojit C4; 7 telefona celularë  të  lidhur me eksplozivat me material  sinjal  përcjellës dhe 7 mekanizma shpërthyes detonator.

Mësohet se hetimet mbi këtë grup kriminal kanë nisur tre muaj më parë, pasi policia e Durrësit u sinjalizua mbi një linjë të trafikimit të minave me celular nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë dhe Greqisë.

Gjatë hetimeve të zhvilluara mbi këtë grup kriminal, u arrit të zbulohej i gjithë mekanizimi i kryerjes së këtij aktiviteti kriminal, ku secili prej tyre kishte rol kyç në këtë trafik, që nga sigurimi i lëndës plasëse C4 në Mal të Zi, e deri tek montimi i tyre me aparatet telefonike celulare. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit