
Lezhë, 15 korrik 2014, NOA.al – Një konflikt banal mes dy të rejash në qytetin e Lezhës ka përfunduar në dhunë fizike dhe verbale mes të dyjave, ku njëra prej tyre ka përfunduar në spital dhe tjetra në polici.
Në prangat e bluve të qytetit të Lezhës ka rënë 19 vjeçarja Vjola P., e cila, pasi është konfliktuar me 21 vjeçaren me iniciale M.Z, e ka goditur atë me mjete të forta.
Si pasojë e dëmtimeve të marra në trup, 21 vjeçarja është transportuar për në spital, ku edhe ka marrë ndihmën e nevojshme nga bluzat e bardha. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.
Materialet në ngarkim të 19 vjeçares Vjola P., i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale të “Dëmtime me dashje”./a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





