Transmetuar më 15-07-2014, 08:55

Në eventin e përvitshëm të World Balloon Convention janë parë ngjyra dhe forma nga më të ndryshmet e më të veçantat.
Në to kanë rënë në sy qiejt e kaltër të mbuluar nga aeroplanët e kuq, tigrat e Amazonës, betejat e Pokemonit, tribale misterioze, dragonj, etj, të gjitha të ndërtuara me tullumbace.
Të gjitha këtë skulptura, të realizuara me mjeshtëri dhe shuam kujdes nga profesionistë të kësaj fushe, mund t’i gjeni të pasqyruara në galerinë e mëposhtme. Janë vepra që nuk i hasni çdo ditë dhe që vështirë se mund t’i gjeni në të tilla forma në rrugët e Shqipërisë. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





