Transmetuar më 14-07-2014, 21:08

Lezhë, 14 korrik 2014, NOA.al- Një shkëndijë elektrike është bërë shkak i djegies totale të banesës së një 64 vjeçari në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në fshatin Zhejë të Kurbinit. Policia informon se nga shkëndija është djegur plotësisht banesa e 64 vjeçarit Sinan Paja si dhe të gjitha orenditë e kuzhinës që ndodheshin në shtëpi.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, si ngjarje aksidentale. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit