
Ky është horoskopi për ditën e martë, 15 korrik 2014 që NOA.al sjell për ju. Kjo do të jetë një ditë e tensionuar. Do të keni ndryshime të shpeshta të humorit gjatë kësaj dite. Mos merrni pjesë në ngjarje me rëndësi publike. Në pjesën e dytë të ditës bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm me vetëpërmbajtjen.
Dashi
Veprimet e ditës së stome do të kenë pasojat e tyre në mënyrë të menjëhershme. Gjendja juaj emocionale do të karakterizohet nga irritomi, nervozizmi dhe acarimi. Bëni kujdes me përgjigjet që do tu jepni disa personave në momente të caktuara. Ato do të jenë vendimtare për jetën tuaj.
Demi
Ngjarjet e kësaj dite nuk do të krijojnë aspak qetësi dhe rehati për ju. Rutina në punë do të jetë e suksesshme. Mund të keni konflikte me ata që jeni duke punuar, por edhe pse dot tensionoheni, do të dilni të fituar. Priten disa ndryshime të papritura në jetën në çift.
Binjakët
Vështirë se mund të cilësohet si e qetë atmosfera që do t’ju përshkojë gjatë kësaj dite. Do të gjendeni mes dy zgjidhjesh të vështira. Nga njëra anë do të jetë dëshira juaj për tu argëtuar ndërsa nga ana tjetër, detyrimi për të punuar dhe për tu marrë me disa çështje biznesi shumë të rëndësishme. Bëni zgjidhjen e duhur.
Gaforrja
Çdo person që bën pjesë në rrethin tuaj shoqëror do të dojë të krijojë debate me ju sot. Do të pranoni çdo debat dhe në vend që të mbroni veten, dot përfundoni duke lënduar krenarinë dhe ndjenjat e disa personave. Do të jeni në ankth gjatë gjithë ditës, veçanërisht nëse arrini të kuptoni se e keni tepruar në disa raste.
Luani
Do të doni të bashkëveproni me të tjerët por nuk ka për të qenë e lehtë. Komunikimi juaj do të përmirësohet por gjithsesi nuk do të jetë në nivelin e dëshiruar. Është ditë e mirë për të flirtuar dhe për të krijuar marrëdhënie të reja argëtuese me disa persona. Qëndroni larg vendimeve të rëndësishme në punë.
Virgjëresha
Do të duhet të kaloni orë të tëra duke u menduar për një çështje e cila është krijuar kohët e fundit dhe nuk po i jepni dot zgjidhje. Sa më shuam të vononi vendimin, aq më i vështirë ai do të jetë. Duhet të merrni në dorë frerët e situatës. Pranoni edhe këshillat që vijën nga jashtë.
Peshorja
Do ta keni të vështirë të luani balancën gjatë kësaj dite. Do të mjaftojë vetëm një fjalë e tepërt apo një dokument i çrregullt për t’ju shqetësuar. Do të keni reagime të dhimbshme që do të shkaktojnë nervozizëm tek ju.
Akrepi
Duhet të ndiqni teknik paqësore për të arritur objektivat tuaja. Mos I kushtoni asnjë lloj rëndësie zhurmave dhe thashethemeve që bëhen rreth jush. Ato do të jenë të dëmshme për ju vetëm në rast se u kushtoni më shuam vëmendje seç duhet. Mos argumentoni me dikë i cili mund të jetë duke ju fshehur diçka.
Shigjetari
Nuk rekomandohet të firmosni asnjë dokument i cili ka të bëjë me transaksione të rëndësishme apo çështje me rëndësi të madhe në jetën tuaj në punë apo familje. Kushtojini vëmendje të madhe bisedave dhe diskutimeve, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të shpërbleheni siç e meritoni.
Bricjapi
Ritualet e komunikimit do të jenë shumë të rëndësishme për ju gjatë kësaj dite. Edhe kritikat më të thjeshta do të kenë ndikimin e tyre. Do të ndiheni keq në gjendjen tuaj emocionale dhe do të doni të ndiheni fitues në çështjet e punës.
Ujori
Nëse doni të arrini harmoninë gjatë kësaj dite, do të bëni mirë të dini se si të kombinoni në mënyrën e duhur gjendjen tuaj emocionale me atë intelektuale. Ndjenjat pozitive të cilat do të mundohen të gjejnë një rrugë për të mbizotëruar tek ju sot, shpesh do të ndeshen me pasigurinë dhe sensin e oportunizmit tek ju.
Peshqit
Nuk do të jetë një ditë shumë suksesshme për ju, sa i takon komunikimit verbal. Do të ndesheni shpesh me agresionin e të tjerëve, të cilët nuk do të arrijnë të kuptojnë vendimet tuaja. Mund të vonoheni në disa takime dhe me shumë mundësi do të bëni zgjedhjet e gabuara në momente dytësore të ditës.
/a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





