
Tiranë, 14 korrik 2014, NOA.al – Ish Kryeministri Sali Berisha, në një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares Enkelejda Skënderasi, e cilëson atë si “gazetaren e talentuar të News 24, korrespondenten e përkushtuar të këtij televizioni në qarkun e Korçës”.
“Një aksident tragjik fatal i mori jetën Enkelejdës në një moshë të re, teksa ishte nisur për të përcjellë lajmin për panairin e Panaritit. Enkelejda do t’i mungojë jo vetëm familjes së saj, të afërmve, miqve, kolegeve të News 24 dhe të gjithë gazetarëve, por do t’i mungojë dhe Korçës, Pogradecit, Ersekës, vende nga të cilat raportonte çdo ditë zhvillimet dhe ngjarjet më të rëndësishme për publikun e mbarë vendit”, shkruan Sali Berisha në Facebook.
Ai i shpreh ngushëllimet e tij më të sinqerta familjarëve, miqve dhe gjithë kolegëve të Enkelejdës dhe lutet së bashku me ta që shpirti i saj të prehet në paqe. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





