Transmetuar më 14-07-2014, 20:19

Elbasan, 14 korrik 2014, NOA.al- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një mjek nga Librazhdi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Burimet kanë bërë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA.al  se në pranga ka rënë 55 vjeçari me inicialet A.D, i cili dyshohet se ka lëshuar mbi 50 raporte false në mënyrë që persona të caktuar të përfitonin kempin.

Arrestimi i mjekut është kryer në kuadër të operacionit të koduar “Kempi”. Materialet e arrestimit iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, në zbatim të procedurave ligjore./a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit