Transmetuar më 14-07-2014, 19:50

Tiranë, 14 korrik 2014, NOA.al – Një makinë ka shpërthyer në ecje e sipër në kryqëzimin mes Tufinës dhe Kinostudios, në zonën e njohur i “Rruga Ura”.

Si pasojë, tre persona janë lënduar. Nga burimet bëhet e ditur për agjencinë NOA.al se dyshohet që në mjetin tip Wolkswagen me targa AA 568 EE, në pjesën e poshtme të tij, të jetë vënë një sasi e caktuar eksplozivi, e dyshuar tritol.

Drejtues i mjetit ka qenë personi i identifikuar si Sulejman Allushi. Policia, e cila ndodhet në vendngjarje, ka marrë në pyetje të sipërpërmendurin dhe është duke hetuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje./a.s/noa.al

Qëndrimi zyrtar i policisë

Më datë 14.07.2014 rreth orës 19.20’ shërbimet e policisë së Tiranës, morën njoftim dhe filluan menjëherë procedimin penal, pasi në rrugën “Myslym Keta”, ka shpërthyer në lëvizje automjeti tip “Volksvagen Polo”, me targa AA 868 EE, me drejtues shtetasin Sulejman Mahmud Allushi, 44 vjeç, banues në Qesarakë, Komuna Dajt, i dënuar më parë për “vrasjes , .

Në vendngjarje, shkoi menjëherë grupi hetimor i përbërë nga ekspert kriminalist, ekspertë xhenier si dhe drejtues të Policisë, të cilët kryen veprimet e para hetimore dhe proceduriale duke mbledhur dhe administruar provat.

Si pasojë e shpërthimit të mjetit, shtetasi Suljeman Allushi është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës Tiranë.

Nga hetimet paraprake të kryera deri më tani, dyshohet se automjetit i është vendosur një sasi lëndë eksplozive, në pjesën e përparme të saj.

Gjithashtu si pasojë e këtij shpërthimi është dëmtuar lehtë edhe një kalimtar, shtetasi Andi.K, 28 vjec, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht, grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punojnë intensivisht në drejtim të zbardhjes dhe dokumentimit ligjor të kësaj ngjarje, hetim i cili do të finalizohet me kapjen e autorëve.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”, parashikuar nga nenet 78-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit