
Çdo person ka llojin e vet të ushqimit të preferuar dhe krahas tij, edhe bukën me të cilën e kombinon atë që ha. Më poshtë po ju tregojmë disa nga vetitë e bukës së bardhe dhe të zezë. Zgjidhni vetë se cila është më e mirë për ju.
Buka e bardhë Buka e bardhë bëhet nga mielli i grurit i bardhë. Ai ka përmbajtje të konsiderueshme të disa acideve lyrore, shumë cilësore dhe përmban vitaminën E, e cila mbron këto acide lyrore nga oksidimi, ku përfshihet dhe mbrojtja nga oksidimi i kolesterolit (armiku kryesor për ënët e gjakut) si dhe minerale, shumë të nevojshme për organizmin.
Buka e zezë Buka e zezë bëhet me miell integral, e cila varion nga cilësia. Duhet pasur kujdes që buka të jetë 100% integrale dhe jo me ngjyrues. Buka me farë buke (jo me maja), nga miell gruri të plotë ose thekre, të bluar me mulli guri si dhe përzierjet e këtyre të dyjave, janë bukët më të pasura me vlera ushqyese.
Kur buka është bërë me fare buke është shumë më e tolerueshme për aparatin tretës. Këto bukë përmbajnë fibra, të cilat ndihmojnë aparatin tretës, përmbajnë disa acide lyrore edhe vitaminën E. Buka e zezë përmban sasi të konsiderueshme hekuri, kalciumi, acidi folik, vitamine B dhe sasi të mëdha magnezi i cili është i domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit. Kjo e bën bukën e zezë shumë të shëndetshme për ata që vuajnë nga diabeti. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





