
Një vajzë e vogël ka vdekur pasi ka gëlltitur 12 magnetë. Lajmi u bë i ditur nga mediat lokale në Izrael, të cilat ishin konsultuar më parë me mjekët.
Prindërit e kanë çuar me shpejtësi vogëlushen 2 vjeçare në Dana Children’s Hospital në Tel Aviv. Fillimisht mjekët nuk arritën të dallonin se çfarë e kishte shkaktuar atë gjendje të vogëlushes.
Pas disa orësh, një ekzaminim me rrezet X dasmuan se në stomakun e vogëlushes ndodheshin disa magnetë. Vetë prindërit pohuan se e vogla e tyre kaloi disa orë në dhimbje të mëdha, përpara se të mbërrinte në spital.
Vajza u fut në dhomën e operimit, ku mjekët i hoqën edhe magnetët. 12 magnetët kishin ngelur në zgavrën e saj pastro-intestinale. Mjekët u habitën se si kishte arritur të shpëtonte gjallë gjatë gëlltitjeve, edhe pse ishin lëngjet me përmbajtje të lartë toksike, ato që shkaktuan vdekjen e të voglës. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





