Transmetuar më 14-07-2014, 18:02

Tiranë, 14 korrik 2014, NOA.al- Një aksident i ndodhur disa minuta më parë ka shkaktuar si pasojë tre persona të plagosur, të cilët janë anëtarë të një familje.

Një makinë ka përplasur motorin me të cilin udhëtonin dy prindërit dhe fëmija i tyre, tek kthesa e Kamzës në kryeqytet.

Ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit