Transmetuar më 14-07-2014, 15:17

Qindra mijëra përdorues të rrjeteve sociale janë solidarizuar me fushatën duke shoqëruar postimet e tyre me hashtag-un #AMCDSA. Mbi 100,000 hashtag është rezultati i fushatës së nisur nga AMC dhe Connext disa javë më parë, fushatë e cila kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi nevojat e fëmijëve me sindromën Down dhe sigurimin e një fondi të nevojshëm për t’i ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve. Kjo ishte hera e parë që një nismë e tillë ndërmerret në Shqipëri për një kauzë sociale dhe që arrin këto përmasa sensibilizimi dhe solidarizimi.

Falë fushatës për t’i ardhur në ndihmë Fondacionit Down Syndrome Albania (DSA), qindra mijëra shqiptarë u informuan përmes rrjeteve sociale mbi nevojat e fëmijëve me sindromën Down. Përmes kësaj fushate, AMC do të mbështesë Fondacionin Down Syndrome Albania me 12 000 euro, duke u mundësuar kështu për një periudhë 6-mujore fëmijëve me sindromën Down ofrimin e shërbimeve të specializuara bio-psiko-sociale pranë qendrës së DSA. Këto shërbime do të ofrohen nga specialistë dhe përfshijnë terapi fizike, terapi zhvillimi, terapi okupacionale dhe terapi të të folurit (logopedi). Sigurimi i këtyre shërbimeve në fëmijërinë e hershme të individëve me sindromën Down, është i domosdoshëm për t’i përgatitur ata për një jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe të pavarur.

AMC, si kompani e përkushtuar prej vitesh në angazhimin e saj social, është një nga kontribuuesit dhe mbështetësit kryesorë në ngritjen e Qendrës së Shërbimeve bio- psiko-sociale pranë DSA. Fushata #AMCDSA u konceptua nga Connext dhe mbështet nga AMC, si dhe u finalizua duke marrë mbi 100,000 Hashtag dhe disa herë më shumë “like”. Monitorimin e #AMCDSA  mund ta shihni ne www.amcdsa.com./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit