
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga moti i kthjellët në të gjithë territorin shqiptar me përjashtim të zonave juglindore të cilat do të kenë vranësira kalimtare.
Parashikohet që gjatë pasdites të ketë shtim të vranësirave duke gjenruar shira pothuajse në të gjithë vendin. Më të dendura shirat do të jenë në veri dhe qendër të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera konstante.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 3 ballë.
Europa
Europa veriore dhe ajo Lindore do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur, situatë kjo e ndikuar si rezultat i qarkullimit të masave ajrore me origjinë oqeanike. Gjtithashtu, moti i paqëndrueshëm do të jetë dominues në Alpet Europiane dhe gadishullin e Ballkanit ku shirat do të jenë kryesisht rrebeshe.
Për sa i përket pjesës më të madhe të kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme kontientale duke ndikuar mot të kthjellët./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





