

Vlorë, 14 korrik 2014, NOA.al- Policia e Vlorës pas arrestimit të Klajdi Kurtit dhe Alfred Doku për “Vjedhje me dhunë” të një automjeti taksi, në pronësi të shtetasit M.B., ka vënë në pranga edhe një tjetër person.
Pas arrestimeve të djeshme, gjatë ditës së sotme është vënë në pranga Serri Çobo 33 vjeç, me banim në Mifol të Vlorës, ndërsa u shpall në kërkim, B. C., i shpallur në kërkim edhe për vepra të tjera penale.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se të sipërpërmendurit në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kryer edhe tre vjedhje motorash në qytetin e Sarandës dhe fshatin Borsh, një në muajin korrik dhe dy të tjerë në muajin qershor.
Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar edhe tre motorrat e vjedhur si dhe automjeti tip Mercedes-Benz i cili u braktis nga autorët e aksidentuar gjatë ndjekjes së policisë.
Në ngarkim të të ndaluarve materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





