Transmetuar më 14-07-2014, 11:03

Tragjedi në Indi, në distriktin e Burhanpur, në shtetin e Madhya Pradesh. Së pasku shtatë fëmijë kanë gjetur vdekjen si pasojë e shembjes së mureve të një tempulli të shenjtë.
“Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të natës, ndërsa disa punonjës dhe dhe familjet e tyre po flinin gjumë. Viktimat janë mes moshës gjashtë muajshe dhe 16 vjeçare”, deklaroi kreu i policisë së zonës Anil Singh Kushwaha.
Nga rrënojat u nxorrën të gjallë nëntë persona, të cilët u dërguan në spital. Nga ana e policisë bëhet e ditur se muri që u shemb ishte i vjetër, dhe u rrëzua si pasojë e shitave të rrëmbyer./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





