Transmetuar më 14-07-2014, 10:45

Elbasan, 14 korrik 2014, NOA.al- Në kushte të rënda depresioni, një vajzë e moshës 26 vjeçare nga Elbasani ka tentuar që ti japë fund jetës.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se në lagjen “Skëndërbej” Elbasan, në banesën e saj në gjendje depresioni është hedhur nga taraca e banesës se saj E.S., 26 vjeçe, banuese në Elbasan.

Menjëherë pas këtij akti e reja u dërgua në spitalin kirurgjik të Elbasanit ku mori mjekimin dhe më pas u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin Ushtarak Tiranë, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut.

Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje nga ana e uniformave blu po mblidhen dëshmitë e familjarëve për të zbardhur shkaqet e shtyrjes drejt aktit të rëndë./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit