
Elbasan, 14 korrik 2014, NOA.al- Një 19 vjeçare nga Elbasani i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta.
Në fshatin Lleshan të Elbasanit, në orët e pasdites së djeshme është gjetur e vetëvarur nga familjarët e saj në një magazinë 19 vjeçarja Ortenca Myrta.
Familjarët ishin vënë në kërkim të saj pasi e reja mungonte prej disa orësh, deri në momentin që e gjetën, por të pajetë.
Lidhur me këtë rast po punohet për shkaqet e vetëflijimit të së resë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





