Transmetuar më 14-07-2014, 10:08

Tiranë, 14 korrik 2014, NOA.al- Presidenti Bujar Nishani ka uruar, nëpërmjet një mesazhi, Presidentin francez François Hollande me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Franceze.

Në mesazhin e tij duke shprehur urimet, Kreu i Shtetit shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës në proceset e integrimit.

Mesazhi i plotë:

“Shkëlqesia Juaj,

Festa Kombëtare e Republikës Franceze më jep rastin që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell Juve dhe popullit mik francez, urimet më të sinqerta e të përzemërta!

Më lejoni, Shkëlqesi, të nënvizoj me kënaqësi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Francës, një vend  partner shumë i rëndësishëm i vendit tonë, si edhe t’ju rikonfirmoj vullnetin për forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumëplanëshe dhe në fusha të interesit reciprok për dy popujt tanë.

Ne çmojmë lart dhe shprehim mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës në procesin euro-integrues në të cilin vendi im është angazhuar, mbështetje që u rikonfirmua edhe së fundmi me marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.Duke ju siguruar për ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”/a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit