Transmetuar më 14-07-2014, 09:53

Tiranë, 14 korrik 2014, NOA.al- Një person ka përfunduar në pranga, i dyshuar si autori i një plagosje me thikë në kryeqytet.

Besnik Spaho 21 vjeç me banim në Tiranë, u vu në pranga pasi ditën e djeshme në rrugën “Babë Rexha” në Tiranë, pas një sherri për një konflikt të çastit, ka plagosur me një thikë 24 vjeçarin Latin.P.

Fillimisht dy të rinjtë kanë debatuar me fjalë, por konflikti ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Si pasojë e plagëve të marra i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak, në gjëndje të rëndë për jetën.

Pas sinjalizimit për këtë rast nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i 21 vjeçarit Spaho, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e sherrit mes të rinjve./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit