
Korçë, 14 korrik 2014, NOA.al- Një 30 vjeçar nga Korça është shpallur në kërkim, pas tentativës për të vrarë ish të dashurën e tij.
Rreth orës 01.00 pas mesnatës së lënë pas G.P., me banim në lagjen nr.18 të Korçës, në një lokal dyshohet se ka kanosur me armë zjarri pistoletë tip TT, model 54, kalibër 7.62 mm, 21 vjeçaren me iniciale V.Xh.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se i dyshuari me 21 vjeçaren kishin pasur lidhje intime me njëri tjetrin, dhe prishja e saj kishte çuar në konflikt.
Mësohet se vajza po shikonte finalen e kampionatit botëror të futbollit kur i riu kishte shkuar për ta kërcënuar me pistoletë duke i thënë se nuk mund ta linte.
Pasi mësoi se i riu kishte pistoletë, ajo i kërkoi që të uleshin dhe të bisedonin. Më tej ai i kërkoi që të dilnin jashtë në makinë.
“Vajza i tha se nuk do e linte dhe se ishte penduar për vendimin e ndarjes, por duhet ti dorëzonte pistoletën. Ai u bind. Pas qetësimit të situatës, me pistoletë në dorë, ajo u paraqit në polici për ta denoncuar, bashkë me armën që i kishte marrë 30 vjeçarit”, i thanë Noa.al, burime nga policia.
Nga ana e policisë pas sinjalizimit për këtë rast u bë shpallja në kërkim e të dyshuarit./k.k/a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





