
Gjirokastër, 14 korrik 2014, NOA.al- Një grua e moshuar në Gjirokastër është tronditur thellësisht, kur në zgjimin e saj, ka parë trupin e pajetë të djalit të varur në litar.
Në lagjen “Manalat i dytë” në Gjirokastër, në oborrin e banesës së tij është gjetur i vetëvarur me litar nga nëna e tij, 47 vjeçari Muharrem Majko.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, viktima ishte beqar dhe pista kryesore është e vetëflijimit në kushte të rënda depresive, pasi nga kontrolli në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune.
Sipas dëshmisë së fqinjëve, gruaja ka ulëritur dhe ka vënë kujën kur ka parë të birin të lëkundej në litar. Çdo tentativë e saj për ta kthyer në jetë ka rezultuar e kotë, pasi 47 vjeçari kishte ndërruar jetë kohë më parë.
Lidhur me vdekjen e Majkos, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e shtynë drejt fundit fatal./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





