Transmetuar më 14-07-2014, 08:50

U dëbua nga një pishinë publike në Liskeard, të Britanisë së Madhe, gjatë kohës që ushqente me gji fëmijën e saj dhjetë muajsh.

Protagoniste e kësaj ngjarje është 23 vjeçarja Rebecca Hough. Një punonjës i pishinës i kishte kërkuar gruas që të largohej dhe të shkonte në dhomat e zhveshjes bashkë me fëmijën për së paku gjysmë ore, pasi mund të ndoste ujin e pishinës nëpërmjet qumështit të saj.

“Isha thjesht duke ushqyer tim bir. Isha në pishinë dhe ai po qante se donte të pinte, kështu që i dhashë gji për ta qetësuar. Dola nga uji dhe u mënjanova në një cep të pishinës. Pashë që një nga punonjësit e pishinës dhe menaxheri mu afruan dhe më kërkuan të lija pishinën dhe të mos kthehesha deri sa fëmija të mbaronte së piri, pasi mund të ndotja ujin. Unë nuk i kisha nxjerrë gjinjtë, isha e mbuluar. Gjithsesi më kërkuan të largohesha”, thotë Rebecca.

Pas denoncimit të 23 vjeçares, një përfaqësues i pishinës deklaroi se i kishin dërguar një letër ndjese vajzës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit