
Tiranë, 14 korrik 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 14 korrik 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Ndryshimet, përplasja me KLD-në, zbulohet ligji i qeverisë”.
Tituj të tjerë janë; “Maturantët, kuotat e pranimit për të gjithë fakultetet, për Tiranën do të jenë 5185 vende”.
“PD: Ndoka kërcënon zëdhënësen Vorpsi. Deputeti: I telefonova”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Basha humbet PD-në në Durrës”.
Tituj të tjerë janë; “Ish- ushtarakët, si rillogariten dhe kompensohen 10 mijë pensione”.
“Qeveria, ministrat raportojnë për 300 ditët e para”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Shuhet në aksident tragjik zëri i Korçës”.
Tituj të tjerë janë; “Dosja për deputetin e PS, kërcënohet Vorpsi”.
“Paratë e pista, bllokohen 4.4 milionë euro”.
“Fyle: Koha që BE të pranojë Ballkanin”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Raporti zyrtar i 300 ditëve të para të qeverisë. Prioritetet për vitin tjetër lufta kundër korrupsionit dhe rritje e punësimit”.
Tituj të tjerë janë; “Vdes në aksident gazetarja, plagosen rëndë dy policë”.
“PD: Ndoka kërcënon Vorpsin. Deputeti: Vetëm telefonoiva”
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Gjermania pushton botën”.
Tituj të tjerë janë; “4000 dosje pronash nën hetim, si ndryshon formula e kompensimit”.
“Më shumë para për ata që dalin në pension më 2015”.
“Skandali me pallatet në plazh, kryetari i komunës dha leje të pezulluara që nga 2004”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





