Transmetuar më 13-07-2014, 20:44

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 14 korrik 2014 që NOA.al  sjell për ju. Kjo ditë do të jetë me vështirësi produktive. Ju duhet t’i kushtoni rëndësinë e duhur çdo detaji dhe të përqendroheni në punët tuaja, duke nxjerrë në pah aftësitë që keni. Nuk duhet të shmangni rutinën. Në pjesën e dytë të ditës do të ndiheni më shuam entuziastë dhe të motivuar.

Dashi

Një diskutim në dukje i pavlerë mund të bëhet shkak që ju dhe të afërmit tuaj të krijoni një ndasi të madhe. Do të ndiheni në faj për shkak të konflikteve që do të krijoni me familjarët, partnerin apo persona të tjerë. Nisni të trajtoni këdo me respekt dhe mos u tregoni arrogantë.

Demi

Yjet këshillojnë që ju të tregoheni shumë të kujdesshëm gjatë kohës që jeni duke ngarë makinën apo sa u takon rregullave të qarkullimit rrugor gjatë kësaj dite. Bëni kujdes kudo që shkoni dhe mos u tregoni arrogant. Qëndroni larg debateve sepse do të dilni të humbur.

Binjakët

Dobësia juaj gjatë kësaj dite do të qëndrojë në dëshirën e madhe për të shpenzuar para. Do të tundoheni nga një biznes i rrezikshëm i cili mund të sjellë përfitime marramendëse për ju, por që në të vërtetë do të ndikojë në të ardhmen tuaj negativisht. Qëndroni larg tundimeve dhe merrni vendimet e duhura në kohën e duhur.

Gaforrja

Do të keni ambicie shumë të larta gjatë kësaj dite dhe kërkesat tuja do të jenë në maksimum. Do të duhet të merrni ndihmën në kohën e duhur pasi në të kundërt do të jetë shumë vonë. Kjo mund të cilësohet si një ditë ku duhet të investoni shuam për të ardhmen tuaj, edhe pe do të jeni të rrethuar nga ankthi e stresi.

Luani

Duhet të tregoni pjesën tuaj pozitive me të gjithë. Mbani në n vëzhgim të gjithë ata që duan të ndikojnë negativisht në jetën tuaj. Bëni kujdes me veprimet pasi një veprim i gabuar dhe i pamatur mund t’ju kushtojë shumë.

Virgjëresha

Një debat i mundshëm do t’ju fusë pa dëshirën tuaj në një rreth vicioz. Mos mbani asnjë anë dhe qendrojini mendimit tuaj me vendosmëri deri sa të zbuloni se cilat mund të jenë arsyet e vërteta të konfliktit. Nëse situatat konfliktuale nuk kanë të bëjnë aspak me ju, qëndroni larg debateve.

Peshorja

Duhet të bëni kujdes dhe të jeni të vëmendshëm sot. Nëse bëni pyetjet e gabuara mund të rrezikoni të shpërqendroni personat që ju rrethojnë dhe të krijoni probleme me të tjerët. Do të keni probleme me të gjithë ata persona që nuk mendojnë si ju.

Akrepi

Fuqia juaj do të rritet minutë pas minute dhe mundësitë që do t’ju shfaqen do të jenë shumë premtuese. Ju nuk do të jeni vetëm sot. Do të ndiheni të rrethuar nga miqtë dhe të afërmit. Nëse nuk e teproni me fjalët që do të thoni, çdo gjë do të shkojë më së miri për ju.

Shigjetari

Vendimet dhe veprimet tuaja do të jenë shuam të rëndësishme sot. Do të duhet të vendosni marrëdhënie të reja me disa persona dhe njëkohësisht do t’ju duhet të mbani gjallë komunikimin me familjarët. Pritet një ndarje e mundshme me disa persona.

Bricjapi

Dialogu paqësor, pavarësisht se kë do të keni përballë, do të jetë i pamundur gjatë kësaj dite. Skandale të ndryshme do të përfshijnë jetën tuaj dhe me shumë mundësi, do të dilni të lënduar nga disa situata. Tregohuni të kujdesshëm sa i takon marrëdhënieve me familjarët.

Ujori

Çdo gjë e mirë sot do të ketë çmimin e saj. Mund të provoni vështirësi në punë dhe në marrëdhënie me të tjerët. Këshillohet të bëni ndonjë udhëtim të shkurtër, jo shumë larg. Bëni kujdes me transaksionet dhe veprimet e tjera.

Peshqit

Do të përjetoni transformime të kënaqshme në dashuri. Pasioni juaj do të rritet dhe do të ndiheni shumë të tërhequr seksualisht ndaj një personi. Llogarisni mirë anët pozitive dhe negative që do të përfitoni nëse doni të zgjeroni më tej një shoqëri të nisur së fundmi. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit