Transmetuar më 13-07-2014, 19:28

Kompania LG ka shfaqur gjatë ditës së shtunë (dje) ekranin gjigant, të cilin ju mund ta rrotulloni dhe ta merrni me vete kudo që shkoni.
LG ka treguar punën e bërë në versionin 18 inç duke thënë se ekrani 60 inç do të dalë në shitje në vitin 2017.
Ekrani HD Ultra përdor një cipë speciale në vend të plastikës e cila lejon që ai të mbështillet në formën e një tubi që mund të merret me shumë lehtësi edhe për transport.
Paneli mund të jetë i mbështjellë deri në një rreze prej 3cm pa ndikuar funksionin e ekranit./noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





