
Jo të gjitha oraret në të cilat ne vendosim të ushqehemi dhe të konsumojmë vaktet tona janë të përshtatshme dhe të mira për organizmin.
Një studim i publikuar në International Journal Og Obesity, i kryer në Spanjë, ku oraret e drekës dhe të darkës janë shume të ngjashëm me oraret evropiane, duket se një diete e strukturuar mbi oraret e "gabuara" është shkaku i problemeve të ndryshme.
U ndanë ne dy grupe dhe u studiuan 420 persona me zakonet e tyre të ushqimit. Grupi i parë kishte orare shumë të rregullta dhe drekonte para orës 15:00, dhe grupi i dytë, edhe pse hante shëndetshëm si i pari, drekonin pas orës 15:00 dhe darkonin pas orës 21:00. Rezultoi se te "vonuarit’ kishin një diferencë deri në 8 kg në krahasim me ata që kishin një orar të rregullt. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





