Transmetuar më 13-07-2014, 12:43

Krujë, 13 korrik 2014, NOA.al- Policia e Krujës vuri në pranga një 27 vjeçar, pasi u kap me tritol.

Alfred Tuci u vu në pranga pas hetimeve dy mujore të policisë dhe informacioneve të mbledhur në rrugë operative, se i riu posedonte lëndë shpërthyese.

Siç raporton Noa.al, Tuci u ndalua në një lokal ku iu gjetën me vete tre kallëpe tritoli. Lidhur me ndalimin e tij nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet e mëtejshme, për zbardhjen e plotë të aktivitetit ku Alfred Tuci mund të jetë përfshirë./a.y/noa.al/

Qëndrimi i policisë

Policia e Krujës ka kryer një tjetër goditje në drejtim të veprave penale me përdorim të lëndëve plasëse në përfundim të një hetimi 2- mujor, duke kapur në kushtet  e flagrancës  gjatë kohës kur po tregëtonin lëndë të tilla tre shtetas.  Konkretisht, më datë 13.07.2014, ora 22.00, u bë arrestimi ne flagrancë i shtetasve:

1-Alfred Tuçi, 26 vjec, banues ne Kruje.

2-Ervin Cingu, 24 vjec, banues ne Krujë.

3-Atdhe Masha, 30 vjec, banues ne Kruje.

Rreth orës 12.00,  ne Krujë,  shtetasit Alfred Tuçi e Ervin Cingu jane kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke i shitur 3 kallëpe tritoli shtetasit Atdhe Masha.

Në vijim të veprimeve proceduriale, gjate kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ervin Cingu u gjet dhe sekuestrua ne cilësinë  e proves materialet një armë zjarri automatik model 56,  262 copë fishekë model 56, një kapsollë detonatore, një bimë e thatë Kanabis Sativa. Materialet iu kaluan Prokurorise Krujë për shtetasin  Alfred Tuçi  për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”; per shtetasin Ervin Cingu për ”Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve e municioneve luftarake” dhe “Prodhim e shitje e narkotikeve”dhe per shtetasin Atdhe Masha për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve e municioneve luftarake”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit