

Fëmijët që nuk ushqehen me gji, por me biberon rrezikojnë më shumë për tu prekur nga probleme në stomak dhe në tretje, duke u prekur nga sëmundja e stenosi pilorica.
Kjo sëmundje e njohur prej më se një shekulli që shkakton probleme në muret e stomakut, shoqërohet me humbje lëngjesh, dehidratim dhe të vjella.
Një studim i zhvilluar në Danimarkë nga Statens Serum Institute në Copenhagen, ka analizuar sjelljet ushqimore të një grupi prej 70 mijë fëmijësh, 65 mijë prej të cilëve i ishin nënshtruar një ndërhyrje për të shpëtuar nga kjo sëmundje.
U zbulua se thuajse gjysma e tyre kishin pirë qumësht me biberon dhe jo me gji. Sipas ekspertëve danezë, ky studim jep një shpjegim edhe lidhur me të vjellat e foshnjeve që pinë me biberon./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





