

“Pranoj se jam gay”. Në një intervistë televizive për “Channel 10”, Ian Thorpe ka dalë hapur, duke treguar prirjet e tij seksuale.
Ish notari australian me moshë 31 vjeçare, pranoi homoseksualitetin e tij, përballë pyetjes së gazetarit Michael Parkinson, “Ke thënë gjithmonë se nuk je gay, është e vërtetë?”.
Përballë kësaj pyetje Ian tha, “Jo, pranoj se jam homoseksual”. Në intervistën e cila do të transmetohet mbrëmjen e sotme në televizionin australian, Thorpe flet edhe për periudhën e depresionit me të cilën iu desh të përballej gjatë karriers së tij.
Ian Thorpe ka fituar pesë tituj olimpik në not dhe njëmbëdhjetë botërorë, duke u cilësuar edhe si një prej sportistëve më popullorë në Australi. Para disa kohësh ai pranoi se kishte pasur probleme me depresionin dhe alkoolin./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





