
Gjirokastër, 13 korrik 2014, NOA.al- Një person i moshës 59 vjeçare është gjetur i pajetë, i vetëvarur në banesën e tij.
Në lagjen “18 shtatori” në qytetin e Gjirokastrës, është gjetur i vetëvarur në banjë, Piro Njosko, i cili jetonte i vetëm.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se nga kontrolli fizik nuk janë pikasur shenja dhune, por bëhet e ditur se viktima ishte divorcuar prej disa kohësh nga e shoqja e cila jetonte bashkë me fëmijët.
Në kushte vetmie dhe në depresion, 59 vjeçari dyshohet se i ka dhënë fund jetës. Referuar rastit të vetëvrasjes, nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të vetëflijimit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





