Transmetuar më 13-07-2014, 08:50

Lezhë, 13 korrik 2014, NOA.al- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lezhë- Milot.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i Selim Ismajli, 49 vjeç me banim, pasi mbi urën e lumti Mat, gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar automjetin tip BMW me targa 1EBT823, është përplasur me automjetin tip Benz me targa LA2875A, që drejtohej nga N. M.,57 vjeç, me detyrë punonjes policie në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Si pasojë e përplasjes të ndodhur gjatë mesnatës së lënë pas kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët  ndodhen në spitalin e Lezhës.

Nga verifikimet rezultoi se Selim Ismajli kishte konsumuar alkoll mbi 0.5%. Lidhur me këtë aksident materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit