Transmetuar më 13-07-2014, 08:15

Tiranë, 13 korrik 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e diel, 13 korrik 2014.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Ndryshimet në ligj. Pensionet, ulje për 70% të të punësuarve”.

Tituj të tjerë janë; “Lejet abuzive në rërë te Shkëmbi i Kavajës, arrestohet kryetari i komunës së Rrashbullit”.

“Rama letër Bashës: Takohemi për reformën territoriale”.

“Kosovë, arrestohen dy vrasës me pagesë nga Shqipëria”.

Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Arrestohet kreu i komunës Rrashbull, Hysen Gashi dhe anëtarët e KRRT. Pranga për trojet në bregdet”.

Tituj të tjerë janë; “Kulisat, Basha i merr Shkodrën Topallit”.

“PD: Ndoka u dënua në Itali. Socialisti: Ja e vërteta”.

“Fier, zhdukja e të rinjve në Greqi, familjarët apel shtetit për ndihmë”.

Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Arrestohet kreu i komunës së Rrashbullit për lejet e ndërtimit, 16 pallate në rërë. Ndërtimet në Durrës, 6 në pranga”.

Tituj të tjerë janë; "PD boton dosjen e dënimit të deputetit të PS. Arben Ndoka: Lapsus i italianëve”.

“100 punonjësit që fituan gjyqet. Të larguarit nga puna, lista e atyre që marrin lekët”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Rama, Bashës: Takohemi këtë muaj”.

Tituj të tjerë janë; “PD publikon dosjen: Arben Ndoka i dënuar në Itali”.

“Vizita e zyrtares së DASH, Nuland: Shqipëria po konfirmon avancimin e demokracisë”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Politikanët e pistë!”

Tituj të tjerë janë; “Kryeministri Rama dhe Nuland, për një projekt të ri bashkëpunimi Shqipëri-SHBA”.

“Arben Ndoka: Do dëgjoni gjëra që s’i keni dëgjuar më parë për Berishën, Ristanin dhe Strazimirin”.

“Arben Ristani: Deputeti i PS-së është dënuar në Itali”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit