
Pirja e kafesë, ose më saktë marrja e kafeinës në vegjëli mund të shkaktojë probleme në zhvillimin e trurit. Nën akuzë përfundojnë edhe pijet energjike dhe produktet e tjera që përmbajnë substanca eksituese.
Kafeina edhe gjatë pubertetit, shkakton reduktim të gjumit dhe probleme në zhvillimin cerebral, ndaj duhet evituar sa më shumë përdorimi i saj.
Një studim zvicerian i spitalit pediatrik në Zyrih, zbuloi se pije të tilla është mirë që të shmangen pasi shkaktojnë vonesa në zhvillimin e trurit.
Shkencëtarët zvicerianë arritën në këtë përfundim pasi kryen një sërë eksperimentesh mbi minjtë në laborator. Ndonëse nevojiten studime më të thelluara, rezultatet e këtij studimi tregojnë se gjatë fëmijërrisë dhe në adoleshencë, konsumi i kafeinës duhet mbajtur nën kontroll. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





