
Edhe pse në ditët e sotme preferencat seksuale të femrave dhe të meshkujve kanë evoluar, ka disa qytete të botës dhe shtete, të cilat vazhdojnë ta konsiderojnë virgjërinë si të shenjtë dhe t’i shpërblejnë të gjithë ato femra që janë të virgjëra.
Kemi dëgjuar shumë raste kir femrat përfitojnë shuma të mëdha parash duke nxjerrë në shitje virgjërinë, por ky nuk është rasti që do të tregojmë. Bëhet fjalë për qytetin e Boa në Sierra Leone të Afrikës, ku autoritetet vendase kanë tunduar mjaft femra nëpërmjet një propozimi të pazakontë.
Të gjitha ato studente të cilat nuk do të kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë kohës që janë në shkollë duke ruajtur virgjërinë, do të marrin bursë studimi.
Zyrtarët e bashkisë së qytetit bënë me dije se do të angazhohet një ekip mjekësor, i përbërë nga femra, të cilat do të kontrollojnë vajzat nëse janë të virgjra, dhe nëse kjo gjë konstatohet, atëherë do të marrin bursë. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





