Transmetuar më 12-07-2014, 18:38

Tepelenë, 12 korrik 2014, NOA.al- Policia e Tepelenës ka ndaluar 2 persona të cilët akuzohen për vjedhje në bashkëpunim si dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Të ndaluarit janë F.Tahiri dhe I.Tahiri nga Fieri. Ata, të bashkëpunim me M.D dhe E.K nga Tepelena, të cilët janë shpallur në kërkim, kanë vjedhur tre ditë më parë, 3 bagëti të llojit lopë në oborrin e banesës së XH.M në fshatin Mirin, në Memaliaj të Tepelenës.

Vjedhja ka ndodhur gjatë natës. Burime nga policia bëjnë me dije se në banesën e F.Tahirit janë gjetur dy prej kafshëve të vjedhura. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të Vjedhjes kryer në bashkëpunim. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit