
Pejë, 12 korrik 2014, NOA.al- Policia e Kosovës ka parandaluar një vrasje në qytetin e Pejës dhe ka vënë në pranga 3 persona. Të arrestuarit janë një qytetar i Kosovës, B. G (1975), dhe dy shqiptarë me inicialet S. D (1970) dhe N . M (1965), të gjithë meshkuj.
Në momentin e arrestimit njërit prej tyre i është gjetur një armë zjarri pistoletë e tipit TT dhe një karikator me 8 fishekë.
Sipas mediave në Kosovë, pak ditë më parë policia kishte marrë një informacion se disa persona të panjohur nga Shqipëria ishin paguar 40 mijë euro nga një kosovar, me qëllim që të vrisnin një person në Kosovë dhe për këtë kishin ndërmarrë veprime përgatitore./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





