
Gjirokastër, 12 korrik 2014, NOA.al – Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy meshkuj, të cilët ushtronin në mënyrë sistematike, dhunë psikologjike dhe fizike ndaj anëtarëve të familjes.
Në pranga ka rënë 53 vjeçari D.Tafa, nga Berati dhe banues në Gjirokastër. Ai ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike mbi bashkëshorten, duke e mbajtur atë të mbyllur në banesë.
Krahas Tafa-s, në pranga ka rënë edhe 19 vjeçari D.Alikaj, i cili prej dy viteve rresht ushtronte dhunë fizike në mënyrë sistematike ndaj nënës së tij. Policia bën të ditur se Alikaj njëkohësisht ka shkatërruar edhe sendet e shtëpisë, duke krijuar situatë stresi dhe ankthi në familje.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





