Transmetuar më 12-07-2014, 15:10

Një studim i fundit shkencor në Kinë ka zbuluar një veti të veçantë në karotës, e cila mund ti mbrojë kockat nga frakturat.

Ngrënia e karotave dhe në veçanti e elementëve që përmbajnë karotenoide, zbeh në mënyrë të ndjeshme tek meshkujt dhe gratë e moshuara, mundësinë e frakturave në kocka.

Ky zbulim u bë nga një grup studiuesisht të National University of Singapore, të cilët studiuan 63 mijë meshkuj dhe femra kineze me moshë 45 vjeçare.

Sipas të dhënave të mbledhura gjatë studimit u zbulua se sa më i madh të jetë niveli i konsumit të karotave, aq më të pakta ishin rastet e frakturave në kocka. Kjo mundësi shtohej edhe më shumë tek personat që ishin me peshë më të lehtë trupore./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit