Transmetuar më 12-07-2014, 14:21

Kimara Ahnert, një nga artistet e make up më të famshme në New York, rekomandon një maskë shumë praktike për zhdukjen e puçrave nga fytyra.

Për këtë maskë nevojitet banane mesatare dhe pak limon. Kombinimi i tyre është shumë efikas për hidratimin e lëkurës dhe bënë një aksion pastrues.

Për këtë maskë nevojitet një banane dhe tetë pika lëng limoni. Fillimisht grijeni mirë bananen dhe përzjeheni me lëngun e limonit, deri sa të jetë bërë një masë homogjene.

Aplikojeni në fytyrë për 5 deri në 10 minuta dhe lëreni të veprojë. Kjo maskë është ideale për zhdukjen e puçrave, por këshillohet që gjatë kohës që e keni aplikuar në fytyrë të shmangni në maksimum rrezet e diellit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit