Transmetuar më 12-07-2014, 14:05

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore nga Jugperëndimi i kontinentit do të kushtëzojë në vendin tonë alternime kthjellimesh dhe varnësirash të cilat herë pas here do të gjerojnë edhe shira.

Edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese, më të theksuara shirat do të paraqiten në veri dhe qendër të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante si në vlerat e mëngjesit edhe në ato të mesditës Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40  km/h dhe drejtim jugperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi të arrijë deri në 5 ballë.

Europa

Zhvillimi i një qendre ciklonare mbi Itali do të bëjë që vendet mesdhetare si edhe Europa juglindore të jenë nën dominimin e vranësirave dhe shirave të dendur. Më problematike situata paraqitet në veri të Italisë ku shirat do të jenë të rrëmbyeshëm. Gjithashtu, me vranësira dhe rrebeshe shiu paraqiten vendet e Europës Qendrore dhe ishujt britanike.

Por, me mot të kthjellët do të dominohen Europa jugperëndomore, vendet e lindjes dhe gadishulli Skandinav./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit