Transmetuar më 12-07-2014, 13:23

Qepa është e pasur me një sërë vetish për shëndetin, madje edhe për fytyrën dhe trupin tonë. Përveçse mban larg infeksione të ndryshme dhe mban nën kontroll tensionin e lartë, dhimbjen e kokës dhe qetëson dhimbjet menstruale, shërben edhe si një maskë natyrale kundër rrudhave, duke zhdukur shenjat e viteve nga fytyra.

Gjithçka ju duhet për këtë maskë është një kokërr qepë dhe pak uthull molle. Fillimisht grijeni në mikser qepën dhe merrini vetëm lëngun.

Përzjeheni lëngun e marrë bashkë me pak uthull molle dhe nëpërmjet një cope pambuku aplikojeni në fytyrë.

Këtë lëng lëreni të veprojë për 30 minuta. Gjatë javëve të para përsëriteni këtë veprim një herë në ditë, ndërsa me marrjen e rezultateve të para, reduktojeni përdorimin deri në një herë në javë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit