Transmetuar më 12-07-2014, 12:59

iPhone? Një kërcënim për sigurinë e kombit kinez. Televizioni shtetëror kinez CCTV (China Central Television), e komenton me shqetësim të madh “thesarin” e Apple, për shkak të aftësive që ka ky i fundit për lokalizimin e vendndodhjeve.

Në shënjestër të qëndrimit të këtij televizioni është sistemi i ri operativ iOS 7, i cili regjistron gjithë oraret e lëvizjeve të poseduesve të smartphone.

Në kronikën e nxjerrë në transmetim nga televizioni kinez, disa studiues shpjegojnë se gjithë ata që kanë në përdorim iPhone, mund të shtënë në dorë informacione shumë të rezervuara, si për shembull ato që lidhen me situatën ekonomike në Kinë, apo edhe sekrete shtetërore.

Ky qëndrim i televizionit shtetëror kinez, cilësohet si një sulm i hapur ndaj Apple, e cila zotëron në tregun kinez 6% të kutoave, duke mbetur mbas smartphone-ve të Samsung ose Android.

Apple mësohet se dominon segmentin e konsumatorëve kinezë më të pasur, rreth 80%./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit